
Policia e Kosovës bëri të ditur se një person është goditur me thikë në Fushë Kosovë, ndërsa i dyshuari është në kërkim nga policia.
“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 22.07.2025 – 21:00. Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është transportuar në QKUK dhe vazhdon trajtimin mjekësor në sigurim nga policia ndërsa i dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes dhe i njëjti është në kërkim të policisë. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.