BallinaZgjedhjet 2025
Gashi i LDK-së: Vendimi për Manastirin e Deçanit është kompetencë e Agjencisë Kadastrale

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur rreth situatës së fundit me vendimin për Manstirin e Deçanit.
Ai ka thënë se kjo është kompetencë e Agjencisë Kadastrale të Kosovës që është në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës.
“Nuk është kompetencë e komunës së Deçanit, është kompetencë e Agjencisë Kadastrale. Këtë kompetencë e ka Agjencia që është në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës”, tha Gashi, raporton Nacionale.
Ai foli edhe për mundësinë e zgjedhjeve të reja.
“Sa i përket zgjedhjeve, LDK-ja është partia më serioze dhe e gatshme në çdo kohë të mbahen zgjedhjet”, deklaroi Arben Gashi.