Mblidhet Qeveria, votohen disa projektligje

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, ku ka shqyrtuar dhe miratuar disa projektligje.
Ndër projektet kryesore është rruga me shpejtësi të lartë Prishtinë–Mitrovicë.
Po ashtu, qeveria ka ndërmarrë nisma për marrëveshje të reja kredie dhe grantesh, si dhe ka shqyrtuar buxhetin e Komunës së Zubin-Potokut për vitin 2026.
Qeveria ka zhvilluar mbledhje në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar:
-Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë “Projekti i Rrugës me Shpejtësi të Lartë Prishtinë – Mitrovicë” (Kredi shtesë) ndërmjet Fondit Saudit për Zhvillim dhe Republikës së Kosovës.
-Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin “Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale” .
-Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujevë”.
– Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për Projektin e Efiçencës së Energjisë në Ndërtesa Publike.
-Kërkesën e Komunës së Zubin-Potokut për aprovimin e Buxhetit, pas miratimit të Buxhetit për vitin 2026 nga Kuvendi Komunal.
-Vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, dhënien e autorizimit Ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për Projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.
-Vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, dhënien e autorizimit Ministrit të Financave, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për Projektin “Zhvillimi i Sektorit Financiar në Kosovë”.
-Vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, dhënien e autorizimit Ministrit të Financave, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për “Programin e Kredisë të Bazuar në Politika”.
-Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Kredisë, mes Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfË – Frankfurt am Main, për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika.
-Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Efiçiencës së Energjisë në Ndërtesa Publike, në kuadër të Programit Rajonal për Efiçiencën e Energjisë për Ballkanin Perëndimor.
-Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Efiçiencës së Energjisë në Ndërtesa Publike, në kuadër të Fondit Danez për Kosovën – Partneriteti për Tranzicion të Gjelbër dhe të Drejtë në Kosovë.



