Më shumë se 100 punëtorë të kompanisë rajonale të pastrimit “Pastërtia” nuk i kanë marrë pagat e muajit shtatorit, kryetari i sindikatës shpreh shqetësim për keqmenaxhim

Rreth 160 punëtorët të njësisë operative punëtorëve të kompanisë rajonale të mbeturinave, “Pastërtia” i kanë marrë pagat e shtatorit.

Të tjerët punëtorë të tjerë administratës, ende nuk janë paguar për punën e tyre në muajin e nëntë të këtij viti, ka njoftuar Skënder Sahiti, kryetar i “Qëndresës”, sindikatës së punëtorëve të kompanisë aksionare të komunave të Ferizajt, Shtimes dhe Kaçanikut.

Theksojmë se këtu janë të regjistruar rreth 276 të punësuar

“Unë mendoj se është keqmenaxhim, se mundet me pasë edhe gabim, mirëpo kur dalin deklarata se kemi të hyra mbi tre milionë euro, mbi dy milionë euro, kemi të hyra goxha si mirë, edhe përfundimi vjen se kompania është në borxh, këtu në fund nuk ceket se kemi borxh kaq, por ceket vetëm sa kemi fituar, ama borxhi është mbi dy milionë euro çdo gjë po keqmenaxhohet” tha Sahiti.

Kompania gjatë vitit 2021-22 njoftonte se numëronte rreth 264 punëtorë me kontrata të rregullta pune.

Aktualisht kompania i ka të regjistruar 276 punëtorë: 190 në Ferizaj, 48 në Kaçanik dhe 38 në Shtime.

“Pastërtia” disa vjet me radhë përballet me greva, protesta e procese gjyqësore për përmirësimin e kushteve në punë dhe për përmbushjen e detyrimeve ligjore, përfshirë mbulimin e trustit pensional.

Artikuj të tjerë

Back to top button