Miftaraj me tetë fakte i kundërpërgjigjet Donika Gërvallës për luftën kundër korrupsionit

Ehat Miftarja nga IKD ka reaguar pasi ish-deputetja, Donika Gërvalla u mburr me luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Miftarja ka renditur disa nga faktet se ku është Kosovë në luftën kundër korrupsionit.
Postimi i tij:
Donika Gervalla paska provuar me nje postim me na tregu se sa mire eshte Kosova ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.
Sidoqofte eshte detyre dhe obligim yni me tregu me fakte se ku eshte Kosova ne luften kunder korrupsion.
Ja disa nga to:
Kosova nuk ka Strategji per luftimin e korrupsionit nga viti 2019. Mungesa e strategjise kunder korrupsion eshte deshmi se ska vullnet politik per te luftuar korrupsionin ne Kosove.
Kosova nuk ka pas plan te veprimit per zbatimin e Strategjisë per Sundimin e Ligjit 2021-2026, gjatë vitit 2024. Sa ka vullnet politik partia ne pushtet per sundimin e ligjit e deshmon mungesa totale e veprimeve per permbushjen e obligimeve qe dalin nga kjo Strategji gjate vitit 2024.
Vettingu ka mbetur ne sirtaret e Kuvendit per gati tre vite. Deshtim kolosal i kesaj qeverie per te miratuar amandamentin kushtetues per Vetting.
Ne javen kunder korrupsion ne gjykatat e Kosoves po mbahen dy seanca gjyqesore ne luftimin e korrupsionit te larte. Ne dy raste jane te perfshire figura te larta politike te partise ne pushtet, LVV. Rasti Krasniqi, kryeshef ekzekutiv i KEK, dyshimet per miliona Euro korrupsion. Rasti Rozeta Hajdari, dyshime per korrupsion ne vlere 10 milion Euro me rezerva shteterore.
Numri I skandaleve dhe korrupsionit ne kater vite qeverisje eshte me dhjetera, si asnjehere me pare. Sigurisht, te gjitha do te publikohen gjate javes kunder korrupsion.
Per here te pare nga shpallja e pavaresise nje qeveri, nje parti ne pushtet emeron ne pozita te larta nga Kuvendi, qeveria apo MASHT anetare te shoqerise civile me lidhje te aferta me LVV ne borde publike apo Universitete Publike, ku si zyrtare te larte publik paguhen ne te njejten kohe nga shteti, institucioni publik dhe OJQ ku punojne.
Ne 6 vitet e fundit jane blere apo qarkulluar rryme elektrike mbi 800 milion Euro nga kompani te cilat nuk ofrojne as minimumin e transparences apo llogaridhenies ndaj publikut, publik i cili paguan nga taksat e tij 800 milion Euro per rrymen elektrike.
Tenderat njeburimore, punesimet, nepotizmi, subvencionet per klientele, familjare te deputeteve te partise ne pushtet dhe shume e shume skandale tjera nuk Ju bejne krenar as Ju e as ne me nivelin e sundimit te ligjit ne Kosove.



