Miftaraj: Uria e Albin Kurtit për pushtet ka shkuar në nivel të frikshëm

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar deklaratën e Ambasadës së SHBA-së, pas mos-certifikimit të Listës Serbe.
Sipas Miftarajt, Albin Kurti dhe LVV-ja përdorin çdo mjet për të mbetur në pushtet dhe për të cenuar aleancën e Kosovës me SHBA-në,
“Uria e LVV-së dhe Albin Kurtit për pushtet, financa, klientelizëm, korrupsion, ka shkuar në nivel tjetër, në nivel të frikshëm.
Por shtrohet pyetja nëse presidentja Osmani do të ketë guximin të reagojë, të ruajë aleancën me SHBA-në, apo do të vazhdojë të luajë lojën e LVV-së dhe Kurtit”, u shpreh Miftaraj.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Ambasada amerikane deklaroi se “përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë dritëshkurtra dhe përçarëse”.



