Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën janë lansuar tri thirrje publike për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese.
Ministrja Hajdari, tha se vlera e programit është 2.5 milionë euro, ndërsa aplikimi do të bëhet përmes aplikacionit e-Kosova.
“Janë grant, skema të reja që po i lansojmë sot si grant skema për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese, grant për certifikimin e produkteve dhe atë për digjitalizimin e bizneseve. Përkrahja dhe fuqizimi i bizneseve tona që janë shtytës kryesor të zhvillimit dhe transformimit socio ekonomik dhe mjedisor në vendin tonë, është një nga synimet kryesore të qeverisjes sonë. Vlera e mbështes është 2.5 milionë euro, aplikimi bëhet përmes aplikacionit e-Kosova. E gjithë kjo mbështetje përkthehet në zhvillimin e ekonomisë”, tha Hajdari.