BallinaZgjedhjet 2025

Miratohet plani operacional i sigurisë për zgjedhjet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin operacional të sigurisë për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës të datës 09 shkurt 2025, raporton Ekonomia Online.

Anëtari i KQZ-së Arianit Elshani ka bërë të ditur se ky plan operacional për herë të parë parasheh edhe sigurinë kibernetike, e cila parasheh veprimet në rast të ndonjë sulmi kibernetik në faqet e KQZ-së.

“Ky plan për herë të parë ka edhe aspektin e sigurisë kibernetike. Plani operacional parasheh edhe aspektin e koordinimit ne nivel nacional dhe nivel lokal”, ka thënë ai.

SHPËRNDAJE

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button