BallinaLajme

Deputeti gjerman: Të çmontohen strukturat paralele në veri të Kosovës

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Petrit Ajeti, e ka shpërndarë një fjalim të deputetit gjerman, Peter Beyer në Bundestag.

Bayer u shpreh se Ballkani Perëndimor duhet të jetë në qendër të vëmendjes, ku e përmendi vizitën e Sekretarit të NATO-s, Mark Rutte në mars të këtij viti, duke thënë se pajtohet se angazhimi i NATO-s është qendror.

“Ushtarët e KFOR-it po sigurojnë një ndërlidhje (koordinim) mes aktorëve politikë dhe popullsisë të të gjitha etnive”, tha Beyer, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Beyer, sipas Ajetit, gjatë fjalimit të tij në Bundestag ka kërkuar që të çmontohen strukturat paralele në veri të Kosovës.

“Lufta kundër strukturave kriminale, bandave dhe grupeve të dhunshme duhet të vazhdojë. Zbulimi i fundit i një arsenali armësh në veri është dëshmi e qartë e rrezikut që përfaqësojnë këto struktura për sigurinë dhe stabilitetin”, u shpreh Ajeti të ketë thënë deputeti Beyer.

Ambasadori gjerman e falënderoi deputetin Peter Beyer për qëndrimin dhe përkrahjen e tij në Bundestagun gjerman.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button