Moti këtë fundjavë me diell, por mëngjeset dhe mbrëmjet e ftohta

Të shtunën dhe të dielën në Kosovë moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 10°C deri në 15°C”, thotë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për motin të shtunën.

Ndërkaq, edhe të dielën pritet të jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. 

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 13°C deri në 17°C”, thuhet në njoftimin e Institutit për motin të dielën.

Gjatë këtyre dy ditëve, kushtet biometeorologjike pritet të jenë përgjithësisht të favorshme, por mëngjeset dhe mbrëmjet do të jenë të ftohta. 

IHMK-ja rekomandon veshje të përshtatshme, veçanërisht për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Artikuj të tjerë

Back to top button