Lajme

Të shtëna me armë në drejtim të vëllezërve për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore

Policia e Kosovës bëri të ditur se një person në Mitrovicë ka shtënë me armë në drejtim të vëllezërve të tij për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore.

“Rr. Ilaz Dibrani, Mitrovicë Jugu 22.07.2025 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje pronësore me vëllezërit e tij, ka dëmtuar dyert e hyrjes dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të panjohur. Njësiti policor ka konfiskuar armën me një karikator të zbrazët. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button