Ballina
Musliu- PDK: LDK as nuk po guxon të bëhet me Kurtin, as nuk guxon të bëhet me ne

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, duke e komentuar zhvillimet më të reja, tha se kjo është për të bërë hajgare me popullin dhe të thellohet kriza politike më shumë.
Ajo bëri me dije se qëndrimin zyrtar për këtë çështje PDK do të japë pas mbledhjes së Kryesisë.
“LDK-ja gjithmonë duke u frikësuar me marrë vendime e ka lanë Kosovën mbrapa. As nuk shtyhet e as nuk ngrehet, thotë populli. Thjesht, ata as nuk po guxojnë të bëhen me Albin Kurtin, as nuk po guxojnë të bëhen me ne. Duhet me qene një lider që tregon pjekuri dhe pozicionet qartët”, tha Musliu.
