
Me qëllim nderimin e kujtimit të dëshmorëve të fshatit Studençan edhe këtë vit organizohet turniri tradicional i futbollit të vogël “Dëshmorët e Kombit”, shkruan TandemPress.
Ky turnir, zhvillohet çdo vit, synon të ruajë gjallë kujtimin dhe sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë që gëzojmë sot. Organizatorët kanë bërë të ditur se paraqitja e ekipeve bëhet deri më 09.05.2025, ndërsa hedhja e shortit bëhet me 10.05.2025.
“Turnini fillon me datën 11.05.025 deri më 26.05.2025, shpërblilet janë vendi i parë me 2000€, vendi i dytë 700€ dhe vendi i tretë me 300€, formati i lojës 5+1, ndërsa për të paraqitur ekipin pagesa është 40€”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
