Ballina

Vrasjet në Vushtrri, kryetari i Komunës thërret mbledhje urgjente të Këshillit për Siguri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se dy ditët e fundit kanë sjellur ndodhi tragjike dhe se nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur dhimbjen dhe shqetësimin për humbjen e jetëve të qytetarëve.

Ai tha se kanë thirrur mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

“Ky ka qenë një moment shumë i vështirë për të gjithë ne dhe për komunitetin tonë. Për këtë arsye, direkt kam thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi”, ka thënë Idrizi.

Idrizi i’u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe qytetarëve të Vushtrrisë.

“Organet e sigurisë po i trajtojnë këto dy raste dhe ne presim që drejtësia ta thotë fjalën e fundit”, ka thënë tutje ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button