Kolgeci: Dr. Ibrahim Rugova ishte dhe mbetet simbol i paqës dhe diplomacisë

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Selman Kolgeci ka bërë homazhe tek varri i presidentit historik Ibrahim Rugova në 19 vjetorin e vdekjes së tij.
“Në përvjetorin e 19-të të vdekjes së tij, kujtimi për të mbetet i gjallë në zemrat e popullit të Kosovës, i cili e nderon si një nga liderët kryesorë të çlirimit dhe pavarësisë së shtetit”, ka shkruar Kolgeci.

Sipad tij Dr. Ibrahim Rugova ishte dhe mbetet simbol i paqës dhe diplomacisë, dhe ndikimi i tij mbetet thelbësor në historinë e Kosovës.
Postimi i plotë:
𝐍𝐣𝐞𝐫𝐳𝐢𝐭 𝐬𝐢 𝐭𝐢 𝐧𝐮𝐤 𝐯𝐝𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐤𝐮𝐫𝐫𝐞̈!
Në përvjetorin e 19-të të vdekjes së tij, kujtimi për të mbetet i gjallë në zemrat e popullit të Kosovës, i cili e nderon si një nga liderët kryesorë të çlirimit dhe pavarësisë së shtetit.
Dr. Ibrahim Rugova ishte dhe mbetet simbol i paqës dhe diplomacisë, dhe ndikimi i tij mbetet thelbësor në historinë e Kosovës.