Ndërpritet mësimi në shkollën e Vlashnjes së Prizrenit, shkak sistemi i dobët i ngrohjes

Në shkollën “Naim Frashëri” në fshatin Vlashnje të Prizrenit është ndërprerë dje mësimi për shkak të problemit të vazhdueshëm me sistemin e ngrohjes.

Korrespondenti i Klan Kosovës, Nuhi Salihu, ka thënë se kryetari i Këshillit Drejtues të shkollës, Kurtish Hoxhaj, i ka thënë se ky është viti i dytë që ky institucion përballet me të njëjtin problem.

Sipas Salihut, i njëjti ka theksuar se temperaturat brenda objektit të shkollës janë shumë të ulëta, dhe se pas një inspektimi është marrë vendimi që dje të ndërpritet procesi mësimor.

Salihu ka theksuar se edhe Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prizrenit janë duke u marrë për sanimin sa më të shpejt të këtij rasti. /

Artikuj të tjerë

Back to top button