Ndotën rrugën, gjobiten dy kamionë në Ferizaj

Pas ankesave të pranuara nga qytetarët përmes Qendrës së Komunikimit në Policinë Rajonale të Ferizajt, janë ndaluar nga policët e trafikut dhe ndëshkuar dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani (persona juridikë).

Shoferët e autorizuar kishin për detyrë transportimin e dheut, mirëpo nuk kishin kryer pastrimin e gomave të automjeteve. Si pasojë, në tri lokacione të ndryshme është ndotur rruga magjistrale Ferizaj-Kaçanik fshati Komogllavë, tha policia.

“Në bazë të Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, neni 41, paragrafi 3, ndaj kompanive përgjegjëse është shqiptuar nga një gjobë në vlerë prej një mijë (1000) euro për ndotje të ambientit.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek qytetarët dhe punonjësit e kompanive ndërtimore që gjatë kryerjes së punimeve të kenë kujdes të shtuar. Shoferit i ndalohet të kyçet nga një rrugë dytësore të pashtruar në rrugë të asfaltuar, pa hequr baltën apo ndonjë material tjetër të papastër nga rrotat”.

Artikuj të tjerë

Back to top button