
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë pamje nga ndriçimi i ri i vendosur në rrugën “Prekazi” në kryeqytet.
Rama ka bërë të ditur se rruga tashmë është pajisur me ndriçim, duke përmirësuar dukshmërinë dhe kushtet për lëvizjen e qytetarëve gjatë orëve të mbrëmjes.
Përmes pamjeve të publikuara, kryetari i Prishtinës ka treguar rezultatin e punimeve dhe ndryshimin e kësaj rruge pas vendosjes së ndriçimit.


