EkonomiLajme

Deshishku: Arsyeja e vizitave nëpër prodhuesit vendor është për t’u dhënë përkrahje

Lidhja e Bizneseve të Kosovës po vazhdon vizitat në ndërmarrje vendore anë e kënd Kosovës, e për këtë ka folur nënkryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Hashim Deshishku.

“Arsye e krejt këtyre vizitave nëpër prodhuesit vendor është për t’u dhënë përkrahje, e për të dëgjuar hallet e problemet që përballen çdo ditë”, ka thënë Deshishku për TandemPress.

Kujtojmë që LBK sot ka vizituar kompaninë “MaestroFoods”.

“Është kaq frymëzuese të shikosh një fabrikë që punon me kaq shumë dedikim dhe profesionalizëm. Është e mrekullueshme që fabrika Maestro është lider në treg dhe eksporton më shumë se 60% të prodhimit, me mbi 22 bashkëpunëtor, Fabrika Maestro lidere në këtë treg”, thuhet në njoftim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button