Në Izniq të Deçanit një qytetar raporton se në shtëpinë e tij i’u vodh arma të cilen e kishte me leje, policia po heton rastin

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në fshatin Irzniq të Deçanit, ku një familje ka konstatuar mungesën e një arme zjarri pasi ishte kthyer nga Gjermania.

Ankuesi me iniciale V.Ç ka raportuar në Polici se më 6 qershor 2026, rreth orës 10:00, pasi kishte shkuar në shtëpinë e tij bashkë me familjarët, kishte vërejtur se mungonte një armë të cilën e posedonte me leje të rregullt.

Sipas informacioneve të siguruara, familja kishte ardhur nga Gjermania më 4 qershor, ndërsa gjatë kontrollit të shtëpisë është konstatuar se mungonte një pistoletë e tipit ZVS P21, prodhim sllovak, kalibër 9 milimetra.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë dhe krimteknikët, të cilët gjatë ekzaminimit kanë konstatuar se personi apo personat e dyshuar kishin depërtuar në objekt pa përdorur forcë dhe pa shkaktuar dëme materiale.

Rasti mbetet ende nën hetim.

Artikuj të tjerë

Back to top button