Hoti për Guvernatorin e BQK-së: Në Bruksel shkoi pa ftesë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka nxjerrë përfundimet e tij sa i përket raportimit të Guvernatori të BQK-së në Komisionin për Buxhet sa i përket përfshirjes në procesin e dialogut me Serbinë.
Ish-kryeministri i Kosovës tutje shkruan se Guvernatori Ahmet Ismaili nuk është takuar me homologun e tij, por me zyrtar të ministrisë së financave të Serbisë dhe se s’ka asnjë informatë me shkrim për atë se çfarë ka biseduar me palën serbe.
Hoti thotë se Guvenratori i BQK-së ka shkelur autorizimet ligjore kur ka marrë pjesë në takimin e Dialogut, me që Ligji për BQK nuk parasheh që Guvernatori përfaqëson Kosovën në dialog me një vend fqinj për zbatimin e Rregullores së BQK-së. Sipas Hotit, Guvernatori i BQK-së është instrumentalizuar nga Qeveria e Kosovës.