Nëse largohet Alvarez, Simeone synon transferimin e yllit të Interit

Skuadra spanjolle e Atletico Madrid ka filluar të përgatisë planet e merkatos për verën e ardhshme, pasi rrezikon të humbasë sulmuesin Julian Alvarez, i cili është në shënjestër të Barcelonës.

Sipas mediave spanjolle, nëse transferimi i tij realizohet, Diego Simeone synon ta zëvendësojë me yllin e Interit, Lautaro Martinez.

Drejtuesit e klubit madrilen, bashkë me Simeonen, e shohin Lautaron si profilin ideal për ta mbajtur fuqinë dhe agresivitetin ofensiv të skuadrës. Argjentinasi ka kontratë me Interin deri në vitin 2028 dhe vlerësohet rreth 100 milionë euro, çka e bën operacionin të vështirë, por jo të pamundur.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button