Nesër kufizohet qarkullimi i transportit mbi 20 tonë në autoudhë

Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit njoftoi të shtunën (22 gusht) do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit me mbi 20 tonë.

“Në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi lejohet pa kufizime.

Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Artikuj të tjerë

Back to top button