Nesër kufizohet qarkullimi në autoudhë për kamionët mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, për shkak të temperaturave të larta.

Sipas njoftimit, në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperaturat e parashikuara pritet të arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë Celsius.

Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i automjeteve do të lejohet pa kufizime.

Nga ky kufizim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që ta respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

Artikuj të tjerë

Back to top button