Skandali me fabrikën e nënprodukteve shtazore – Mehmetaj: Qeveria po mbron ilegalitetin

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, duke përmendur një rast që lidhet me ish-“punëtorin e vitit”, Bedri Dobra.
Në një postim publik, Mehmetaj ka thënë se Bedri Dobra, i cilësuar nga ministri Peci si “punëtori i vitit”, ka qenë pjesë e komisionit që kishte nënshkruar kontratën për dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore – kontratë që, sipas tij, ishte e paligjshme dhe ka shkaktuar dëm të madh ekonomik.
“Bedri Dobra, qe Faton Peci e pati shpalle punetorin e vitit, kish pas qene anetar i komisionit vleresues per dhenien me qera kunderligjshem te fabrikes per perpunimin e nenprodukteve shtazore.
Qata Peci si i shkalluar e mbronte Dobren ne secilen studio pasi e paten shoqeruar policia ne stacion per nje rast tjeter.”
Ai ka kritikuar ministrin Peci për mbrojtjen që, sipas tij, i ka bërë Dobras, edhe pas shoqërimit të këtij të fundit nga Policia për një rast tjetër.
“Dobra pra, ky punetor i vitit, ka qene anetar i komisionit qe ka leshu kontraten ilegale me te cilen – sic eshte deshmuar tashme – shteti demtohej miliona.”
Në fund të reagimit, Mehmetaj ka drejtuar akuza të drejtpërdrejta ndaj qeverisë, për të cilën thotë se mbron ilegalitetin në vend që ta ndëshkojë.
“Ky eshte shembulli. Ma mundeso hajnine, ta mbroj ilegalitetin.
Qekjo eshte mantra me te cilen operon Albin Kurti, Faton Peci dhe e gjithe shpura e tyre.”