Nis mbledhja e (mos)dorëheqjes së Abdixhikut

Të dorëhiqem, a mos të dorëhiqem?
Kjo dilemë hamletiane e ka kapluar Lumir Abdixhikun, drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas rezultatit të rëndë rënës në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Një mbledhje e cila supozohet të shtrojë ‘skenën’ e kuvendit të kësaj partie ka nisur para pak minutash në selinë qendrore të LDK-së.
Kokat kryesore të partisë janë mbledhur, prej tyre edhe figura jo-aq-miratuese ndaj Abdixhikut si Avdullah Hoti.
Nacionale do të raportojë për zhvillimet që do të dalin nga ky takim.
Anton Quni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, u ndal të flasë për media, për çka tha se nëse është për-ose-kundër dorëheqjes së Abdixhikut, atë do ta thotë brenda në mbledhje.
Hykmete Bajrami, Nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk dha qëndrime paraprake rreth çështjes më të nxehtë në LDK, për çka edhe po mbanë mbledhje kryesia e ngushtë e partisë.
Për takimin që veçse ka filluar në ora 14:00, Bajrami s’dha diçka paraprakisht: “Është takim konsultativ. Fillon në ora 14:00. Aty do i shpreh qëndrimet e mia, më pas do i bëj publike”, tha shkurt Bajrami para gazetarëve



