Nis seanca për votimin e Qeverisë Kurti 3

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca për votimin e Qeverisë së re, Kurti 3.

Në seancë janë të pranishëm 116 deputetë, shkruan Reporteri.net.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas marrjes së mandatit nga Presidentja Vjosa Osmani, do të prezantojë para deputetëve propozimin me emrat e anëtarëve të kabinetit të tij.

Për miratimin e qeverisë, Kurti ka nevojë për votën e shumicës së deputetëve të Kuvendit, që do të thotë së paku 61 vota.

SHIKO LIVE KETU

Gjatë ditës së sotme u konstituua legjislatura e re e Kuvendit, duke i hapur rrugë procesit të votimit të qeverisë. Kryetare e Kuvendit u zgjodh Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, me 66 vota, ndërsa u zgjodhën edhe pesë nënkryetarë të tjerë.

Me këtë hap, Kuvendi është gati të vazhdojë me procedurat për formimin e ekzekutivit të ri.

Artikuj të tjerë

Back to top button