Ballina

Një varg i gjatë pyetjesh që Serbia duhet të përgjigjet rreth sulmit në Banjskë

Shkruan: Burim Ramadani

Sulmi në Banjskë ishte i organizuar përmes një Formacioni Paraushtarak serb, të trajnuar dhe pajisur nga institucionet shtetërore të sigurisë në Serbi.
Përgjegjësia e Serbisë në nivele udhëheqëse është e pashmangshme.
Pavarësisht se Serbia tenton të shmang përgjegjësinë direkte, janë disa fakte që nuk mund të mohohen:

  1. Serbia nuk ka njoftuar paraprakisht shtetet tjera dhe as Kosovën për ndonjë thyerje të bazave ushtarake apo policore të saj;
  2. Serbia nuk ka njoftuar paraprakisht shtetet tjera dhe as Kosovën që ka detektuar lëvizje të ndonjë grupi me rrezikshmëri të lartë dhe të armatosur rëndë;
  3. Serbia nuk ka njoftuar shtetet tjera dhe as Kosovën që në ndonjë operacion të shtetit të saj ka tentuar të parandalojë aktivitetin e këtij gupi;
  4. Serbia nuk ka njoftuar shtetet tjera dhe as Kosovën të ketë marrë masa penale apo disiplinore ndaj oficerëve ushtarakë e policorë që kanë pasur njohuri apo është dashur të ken njohuri për aktivitetin e këtij grupi;
  5. Serbia nuk ka arrestuar pjesëtarët e këtij grupi që sot gjenden në Serbi.
    Pra, është një varg i gjatë pyetjesh që Serbia duhet të përgjigjet rreth sulmit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button