Një film ndërkombëtar për luftën në Kosovë dhe masakrën e Reçakut

Një film ndërkombëtar për luftën në Kosovë dhe masakrën e Reçakut pritet të sjellë në ekran një histori të fuqishhme njerëzore, me pjesëmarrjen e dhjetëra aktorëve të Hollywood-it.

Producenti nga Kosova, Fitim Krasniqi, bëri të ditur se legjenda e kinemasë, Robert De Niro, do të jetë pjesë e kastit kryesor.

Në një intervistë me Blendi Fevziun, Krasniqi konfirmoi se De Niro do të luajë rolin e babait të tij.

Filmi bazohet në historinë personale të producentit, e cila lidhet me vuajtjet e familjes së tij gjatë luftës, përfshirë plagosjen dhe vrasjen tragjike të babait.

Sipas tij, në projekt do të marrin pjesë 71 aktorë ndërkombëtarë dhe kontratat tashmë janë nënshkruar.Xhirimet pritet të nisin vitin e ardhshëm, pasi u shtynë për arsye organizative.

Artikuj të tjerë

Back to top button