Lajme

Aksident trafiku në Mitrovicë, lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në Frashër të Mitrovicës, ku si pasojë janë lënduar pesë persona.

Zëdhënësi i policisë për Mitrovicë, Avni Zahiti, ka thënë për Paparacin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:40, në rrugën rajonale Mitrovicë-Vushtrri.

Tutje, ai ka thënë se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 12:40 është raportuar për një aksident trafiku i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë-Vushtrri, përkatësisht në fshatin Frashër. Në aksident janë përfshirë dy vetura, dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, është shprehur Zahiti.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button