Një grua gjendet pa shenja jete në Prishtinë

Një grua është gjetur pa shenja jete në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima është gjetur nga familjarët.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

”Rr. Nazim Gafurri, Prishtinë 26.06.2026 – NN. Është raportuar se viktima femër kosovare, është gjetur pa shenja jete nga familjarët. Njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Artikuj të tjerë

Back to top button