Një grua me origjinë shqiptare është gjetur e vdekur në banesën e saj në Ancona të Italisë

Me 3dhjetor 2025, një grua me origjinë shqiptare është gjetur e vdekur në banesën e saj në Ancona të Italisë.
Sipas mediave atje, bëhet fjalë për S.M, nga Maqedonia e Veriut.
Dyshohet se ajo është rrahur për vdekje nga bashkëshorti i saj N.M i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.
Siç shkruan Ansa.it, viktima kishte raportuar disa herë rastet e dhunës ndaj saj, të shkaktuara nga bashkëshorti.
Pasi policia ndërhyri në banesën e saj, e gjeti viktimën të shtrirë në shtrat me shenja të dhunës.
Ndërkaq i dyshuari ka qenë i arrestuar për dhunë në muajin prill.
Ai e kishte akuzuar gruan e tij për një tradhti të supozuar.
Burri e kishte thyer derën e dhomës me sëpatë, derisa gruaja ishte detyruar të strehohej te fqinjët.
Tashmë e ndjera kishte treguar para autoriteteve, se prej dy vitesh ishte viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti.



