Një i mitur arrestohet nga policia në Deçan, babai e kishte raportuar për dhunë të vazhdueshme në familje

Një prind ka kërkuar ndërhyrjen e Policisë pasi djali i tij i mitur dyshohet se po ushtronte presion dhe kërcënime ndaj anëtarëve të familjes.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në fshatin Strellc i Ulët në Deçan.
Ankuesi mashkull rreth 53 vjeç, ka raportuar përmes telefonit se djali i tij, i mitur rreth 17 vjeç, po i’u shkaktonte dhunë pjesëtarëve të familjes.
I mituri është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacionin Policor në Deçan.
“I dyshuari i mitur, dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme kishte perdorur dhunë, kryesisht presion psikologjik dhe fjalë kërcënuese ndaj familjes” thuhet në njoftim.



