Një i mitur mbetet i plagosur nga një një mjet i mprehtë, policia jep detaje

Një incident i rëndë ka ndodhur më 26 dhjetor 2025 në rrugën “Adem Jashari” në Shtime, ku një i mitur ka mbetur i plagosur nga një mjet i mprehtë.

Burime të besueshme nga hetimi bëjnë të ditur se viktima, rreth 17 vjeçar, është paraqitur fillimisht për trajtim mjekësor në QKMF-Shtime, ku mjekët kanë konstatuar një plagë të shkaktuar nga thika. Pas ndihmës së parë, ai është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për trajtim të mëtejmë.

Pas marrjes së deklaratës së viktimës dhe veprimeve të shpejta hetimore, Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor të dyshuarin, rreth 18-vjeçar. Gjatë ndërhyrjes është konfiskuar edhe mjeti i dyshuar ,një thikë e vogël, me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, 18-vjeçari është dërguar në ndalim për 48 orë në Qendrën e Mbajtjes, nën dyshimin për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

Artikuj të tjerë

Back to top button