Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë

Sipas Policisë, rreth orës 07:20 është raportuar se një burrë i lindur në vitin 1940 ishte gjetur nga familjarët pa shenja jete në banesën e tij.Pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës mjekësore, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Rreth orës 07:20, jemi njoftuar se një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1940, ishte gjetur nga familjarët pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, njofton policia.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është inicimin rast “hetim i vdekjes”, përderisa trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për ekzaminim mjekoligjor.

Artikuj të tjerë

Back to top button