Një shtetase e huaj, raportohet e zhdukur në Mitrovicë

Një shtetase e huaj është raportuar e zhdukur nga e dita e diel në qytetin e Mitrovicës.
Sipas raporit të Policisë së Kosovës, ajo ka dalë nga shtëpia dhe më pas nuk dihet vendndodhja e saj
“Me 12.01.2026 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër shtetase e huaj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë ndijeni për vend-ndodhjen e saj”, shkruhet në njoftim.
“Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore”, njofton PK.



