
Dy persona janë zhdukur në Ferizaj.
Rasti i parë ka ndodhur me datën 28 qershor, ku një burrë kishte raportuar se bashkëshortja e tij kishte dal nga banesa dhe nuk dihej asgjë për vendndodhjen e saj.
Kurse rasti i dytë kishte ndodhur me 25 qershor, ku babi ka njoftuar policinë se djali i tij ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për të.
Të dyja rastet janë ende duke u hetuar.
‘’Ferizaj 28.06.2024 – 08:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëshortja e tij, ka dalë nga banesa dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime.’’
‘’Ferizaj 25.06.2024 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se djali i tij, ka dalë nga shtëpia nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime.’’, thuhet në raportin e Policisë.