Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet burg në rastin e 400 kg kokainë

Gjykata ka marrë vendim për dënimin e të akuzuarve në rastin e 400 kilogramëve kokainë.
Fehmi Bytyqi, i cili u dënua me 10 vjet burgim u alivanos pas vendimit të trupit gjykues. Për këtë shkak, është thirrur emergjenca.

Derisa, të tjerët janë dënuar si vijon:
Izet Sheqiri-20 vjet burgim;
Faton Vrajolli-20 vjet;
Kadri Sheqiri-15 vjet;
Kadri Rrahimi-10 vjet.



