Nuk i siguroi votat, Kurti: Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

Albin Kurti përmendi zgjedhjet e reja parlamentare, ndërsa përmendi votimin në Kuvend, ku dështoi të zgjidhej qeveria e propozuar prej tij.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje tha se do të vazhdojnë si qeveri në detyrë “drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”.

“Falenderoj të gjithë deputetët që mbështetën propozimin për kabinetin e ri qeveritar dhe qytetarët për përkrahjen. Meqë 56 vota ishin PËR, 52 KUNDËR dhe 4 ABSTENIME, nuk mund të fillojë ende mandati ynë i ri. Ndërkohë vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”, shkroi ai.

Kurti publikoi video nga ekspozeja e tij dhe tekstin e plotë ia bashkëngjiti asaj.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button