Organizata “Brigada e Veriut” e cila njihet si organizatë terroriste publikon video me mesazhe të rënda ndaj Kosovës

Organizata “Brigada e Veriut” (Severna Brigada), e shpallur organizatë terroriste nga institucionet e Kosovës, ka publikuar një video me mesazhe kërcënuese ndaj Kosovës.

Personi në video përdor gjuhë nacionaliste dhe kërcënuese, duke përmendur Kosovën, Serbinë dhe Rusinë.


Të shohim pastaj se çfarë do të ndodhë, kur të vijmë atje nga kjo fushëbetejë.
“Brigada e Veriut” është shpallur organizatë terroriste nga institucionet e Republikës së Kosovës më 29 qershor 2023.

Publikimi i kësaj videoje vjen në një kohë kur institucionet e Kosovës kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për aktivitetet e grupeve që konsiderohen kërcënim për sigurinë në vend.

Videoja përmban pretendime dhe kërcënime nga personat që shfaqen në të, ndërsa autenticiteti dhe rrethanat e plota të pamjeve duhet të vlerësohen nga institucionet kompetente.

Artikuj të tjerë

Back to top button