BallinaLajme

Osmani: “Defender Europe”, dëshmi se Kosova është gati të qëndrojë krah për krah me SHBA-në dhe NATO-n

Presidentja e Kosovës, njëherit Komandatja Supreme e FSK’së, Vjosa Osmani, ka përcjellur nga afër ushtarët e FSK-së dhe ata amerikanë dhe të kombeve të tjera të cilët po marrin pjesë në ushtrimin e quajtur “Defender Europe 2025”.

Osmani ka thënë se ky ushtrim është dëshmi se Kosova është e përkushtuar, e aftë dhe e gatshme të qëndrojë krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO’n.

“Sot në Babaj të Bokës, në zemër të DEFENDER Europe 2025, ndjeva krenarinë që vetëm ushtria e Kosovës mund ta japë. Si Komandante Supreme, pata nderin t’i falenderoj  dhe përgëzoj forcat tona për rezultatin e arritur, si dhe aleatët tanë të pathyeshëm, sidomos Divizionin e 28-të të Ushtrisë Amerikane, i cili po e drejton këtë ushtrim historik. FSK është krenaria jonë, Aleanca është forca jonë! E ardhmja jonë është euroatlantike!”, ka shkruar Osmani.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button