Osmani në Gjermani, Kurti në Britani: Shteti sërish në duart e Dimal Bashës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti ndodhen jashtë vendit. Derisa presidentja Osmani ndodhet në Gjermani, kryeministri Kurti që disa ditë është qëndron në Britani të Madhe, shteti i Kosovës tani ndodhet në duar të kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha.

Sipas protokollit, vizitat e liderëve shtetërore bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit. 

Neni 19 i Ligjit për Protokollin e Shtetit e rregullon këtë situatë.

Protokolli i Shtetit vihet ne dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të personaliteteve kryesore, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit jashtë shtetit. Vizitat bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit”, thuhet në piken 4 të nenit 19 të Ligjit për Protokollin e Shtetit. 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar sot se ndodhet në Berlin të Gjermanisë për të marrë pjesë në një tryezë të organizuar nga Aspen Institute në Berlin.

Ajo ka vlerësuar se kjo e ardhme është e ndërtuar me miq dhe udhëhequr nga vlerat euroatlantike.

Në profilin e saj në “Facebook”, Osmani ka shkruar se ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

E ardhmja e Kosovës është e rrënjosur në demokraci, e ndërtuar me miq, dhe e udhëhequr nga vlerat euroatlantike. Në Aspen Institute në Berlin, fola për Kosovën tonë si një shtet që, në vetë thelbin e ndërtimit të së ardhmes, ka përqafuar reformën dhe zbatimin e saj si rrugën e vetme drejt zhvillimit dhe konsolidimit demokratik. Por një gjë mbetet e palëkundur: e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kjo nuk është vetëm një aspiratë e paluhatur e jona, por një interes strategjik për të gjithë rajonin dhe për vetë aleancën euroatlantike”, ka shkruar ajo.

Kurse, kryeministri në detyrë Albin Kurti prej ditësh ndodhet për një vizitë zyrtare në Britani të Madhe, ku ka marrë pjesë në punimet e Samitit të Procesit të Berlinit, i cili është mbajtur në Londër.

Në adresimin e tij, Kurti ka folur për rëndësinë e këtij procesi për Kosovën dhe rajonin.

Deri më tani kemi nënshkruar pesë marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit. Këto marrëveshje duhet të zbatohen për të mundësuar lëvizshmëri dhe zhvillim. Këtë vit, nën kryesimin e Mbretërisë së Bashkuar në Procesin e Berlinit, kemi bërë përpjekje të mëdha për të zhbllokuar marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të Institucioneve të Arsimit të Lartë. Fatkeqësisht, angazhimin proaktiv që treguam ne për ta zhbllokuar marrëveshjen nuk e tregoi pala tjetër që preferoi status quo-në. Por, status quo-ja nuk do të qëndrojë. Është po ashtu për të ardhur keq që Bosnje dhe Hercegovina vazhdon të bllokojë marrëveshjen bazë për lirinë e lëvizjes, pavarësisht vendimit tonë për të mundësuar lëvizjen e lirë me kartë identiteti për qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës”, ka thënë Kurti.

Kjo nuk është hera e parë që shteti i Kosovën ndodhet në duart e kryeparlamenatrit Dimal Basha.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në fund të muajit të kaluar, kur Osmani dhe Kurti shkuan në ShBA ë kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button