Pacolli: Drejtësia është drejtësi kur ligji vlen njësoj për të gjithë

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas arrestimit të gjyqtarit të Gjykatës Themelore, Abdurrahman Gashi, i cili dyshohet për përfshirje në vepra korruptive.

Pacolli ka thënë se, pa paragjykuar fajësinë dhe duke respektuar prezumimin e pafajësisë, arrestimi përbën një veprim të rëndësishëm të institucioneve të drejtësisë.

Ai ka shprehur mbështetje për Prokurorinë Speciale dhe Policinë e Kosovës, duke vlerësuar, siç ka shkruar, veprimet e tyre kur ato kryhen në mënyrë profesionale dhe në përputhje me ligjin.
“Askush nuk është mbi ligjin. Aq më pak ai që, për shkak të funksionit që mban, është ngarkuar pikërisht me detyrën për ta zbatuar dhe mbrojtur atë”, ka shkruar Pacolli.

Sipas tij, korrupsioni brenda sistemit të drejtësisë përbën një nga format më të rënda të abuzimit me pushtetin, pasi pasojat mund të prekin jo vetëm një individ apo proces gjyqësor, por edhe besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit.
“Korrupsioni në sistemin e drejtësisë është ndër format më të rënda të abuzimit me pushtetin”, ka deklaruar ai, duke shtuar se një fenomen i tillë mund të dëmtojë rendin juridik dhe të cenojë pronën publike e private.

Pacolli ka kërkuar që institucionet e hetimit të kenë pavarësi dhe guxim për të vepruar ndaj çdo personi, pavarësisht pozitës apo ndikimit të tij.
“Drejtësia është drejtësi vetëm atëherë kur ligji vlen njësoj për të gjithë”, ka theksuar ai.
Ish-presidenti ka thënë se Kosovës, por edhe Shqipërisë, u nevojitet një sistem drejtësie që nuk ndikohet dhe nuk i nënshtrohet askujt përveç ligjit.

“Një shtet i së drejtës nuk matet me fuqinë e atyre që kanë pushtet, por me fuqinë e ligjit për t’i trajtuar të gjithë njësoj”, ka përfunduar Pacolli.

Artikuj të tjerë

Back to top button