
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në orët e vona ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Pas votimit, protestuesit që për orë të tëra qëndruan para Kuvendit të Kosovës kanë nisur festën në shesh.
Aktivisti Çlirim Haziri e cilësoi këtë si një ditë të madhe, duke thënë se protestuesit qëndruan për 21 ditë në shesh.
“Fitorja e sotme është e madhe. 21 ditë qëndruam, duruam në shesh, pa u lodhur, pa u thyer dhe tash, në orë të vona, me ballin lart”, tha Haziri.



