Lajme

Lidhja e Bizneseve të Kosovës nënshkruan memorandum me Fakultetin Ekonomik

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me dekanin e Fakultetit Ekonomik, Driton Balaj.

Lajmi është bërë i ditur me një komunikatë për medi

Njoftimi i plotë:

Në vazhdën e marrëveshjeve, sot Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Msc.Besart Dreshaj dhe dekani i Fakultetit Ekonomik, prof. Dr. Driton Balaj, kanë firmosur Memorandum Bashkëpunimi me qëllim të vendosjes së ndërveprimit afatgjatë. 🖊

Me anë të kësaj marrëveshjeje, palët do të ndërtojnë lidhje të qëndrueshme në shkëmbimin e ekspertizës, përvojës dhe resurseve të përbashkëta për të forcuar lidhjen midis botës akademike dhe sektorit privat.

Nga ky memorandum, do të përfitojnë edhe studentët e Fakultetit Ekonomik, të cilëve do t’u mundësohet kryerja e praktikës, por edhe punësimi në kompanitë anëtare të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës .

Ky partneritet synon të avancojë njohuritë në fushën e ekonomisë dhe financave, duke hapur rrugën për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Bashkëpunimi do të ofrojë mundësi të reja për studentët dhe të përmirësojë lidhjen midis teorisë dhe praktikës në botën e biznesit. Lidhja e fortë mes biznesit dhe arsimit është hapi i rëndësishëm drejt një zhvillimi më të madh ekonomik dhe profesional për të gjithë palët përfshirë.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës mbetet e përkushtuar për të kontribuar për të fuqizuar sektorin privat dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Pjesëmarres në këtë aktivitet ishin Dekani i Fakultetit, Prof. Driton Balaj, Kryetari i Lidhjes së Bizneseve, Msc. Besart Dreshaj si dhe përfaqësues të Lidhjes Bizneseve, z. Hashim Deshishku, z. Brahim Selimaj dhe z.Bekim Dauti.

Nuk thuhet kot: ”Bashkëpunimi është çelësi i suksesit”. 🤝

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button