Për çka akuzohej UÇK-ja në punimin shkencor të Dimal Bashës

Gjersa sot bart titullin e kryeparlamentarit, 13 vite më parë, Dimal Basha ishte bashkëautor në një punim shkencor të Jana Arsovska, e cila është mjaft e njohur për shkrimet e aaj kundër popullsisë shqiptare.
Artikulli me titullin “Globalizimi i Ballkanit Perëndimor: Krimi Transkombëtar, islami fundamental dhe aleancat e padrejta” në “OpenEdition Journals”, bëri bujë së fundmi në Kosobë për shkak të disa akuzave në lidhje me UÇK-në.
Ky artikull e portretizonte UÇK-në si një organizatë e cila financohej nga paratë e krimit dhe bosëve të drogës, që sipas tyre, ishin shqiptarë.
Megjithatë, shkurt pas bërjes publike të këtij artikulli, Basha reagoi duke thënë se ai ishte përgjegjës vetëm për një kapitull të këtij artikulli, duke thënë se e çmon lartë luftën e UÇK-së për liri, dhe se asnjëherë nuk ka thënë diçka që bie ndesh me vlerat e UÇK-së