Për herë të parë në histori të klubit, Como kualifikohet për Champions League

Como ka shkruar histori në Serie A, duke siguruar një kualifikim të jashtëzakonshëm në UEFA Champions League pas një fitoreje bindëse 4-1 ndaj Cremonese, në një natë vendimtare për garën evropiane në kampionatin italian.
Ndeshja nisi me ritëm të kujdesshëm nga të dyja skuadrat, por Como arriti të marrë kontrollin gradualisht dhe të gjejë epërsinë në pjesën e parë. Goli i parë erdhi nga Jesus Rodriguez, pas një devijimi që përfundoi në rrjetë nga Alberto Grassi, duke i dhënë avantazhin skuadrës vendase.
Në pjesën e dytë, Como e rriti edhe më shumë ritmin dhe arriti të dyfishojë rezultatin përmes Anastasios Douvikas, i cili shënoi pas një asistimi të bukur nga Rodríguez, duke e çuar në 14 numrin e golave të tij në këtë sezon.
US Cremonese u rikthye përkohësisht në lojë pas një penalltie të shndërruar nga Federico Bonazzoli, pas një faulli të shkaktuar nga Jacobo Ramon ndaj Jamie Vardy.
Megjithatë, ndeshja mori kthesë të shpejtë kur Matteo Bianchetti shkaktoi një tjetër penallti, ndërsa Alberto Grassi u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Cremonesen me një lojtar më pak dhe në vështirësi të mëdha.
Në fund, kapiteni Lucas Da Cunha vulosi fitoren me dy gola në minutat e fundit të ndeshjes, duke konfirmuar një sezon historik për Comon.
Ky sukses u bë edhe më i madh pasi AC Milan pësoi humbje 2-1 ndaj Cagliarit, rezultat që i lejoi Comos të përfundojë në pozitën e katërt të tabelës dhe të sigurojë një kualifikim të jashtëzakonshëm në Champions League, vetëm dy vite pas ngjitjes në elitën e futbollit italian.



