Përfshihet nga zjarri një shtëpi në “Rrugën B”

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri paraditen e sotme në “Rrugën B” në kryeqytet.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili tha se nga zjarri nuk ka persona të lënduar.
“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia, të cilët po merren me rastin”, tha Pllana.



