Ballina

Një i vdekur dhe një i lënduar nga shembja e dheut në Veternik – Policia del me detaje

Rreth orës 13:00 të ditës së sotme, në një vendpunishte në rrugën “Gjilani”, në lagjen Veterniku të Prishtinës, ka ndodhur një incident i rëndë, ku si pasojë e shembjes së dheut janë zënë dy persona.

Sipas Policisë, njëri prej tyre është nxjerrë i gjallë dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa personi tjetër, një mashkull rreth 40 vjeç, fatkeqësisht është konstatuar pa shenja jete nga ekipet emergjente.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar për Gazetën se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe se, në koordinim me prokurorin e shtetit dhe mekanizmat e tjerë relevantë, janë duke punuar në ndriçimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button