
Shpeshherë për shkak të pronave, krijohen mosmarrëveshje, konflikte e edhe kacafytje e përleshje të cilat mund të përfundojnë me fatalitet, shkruan Mitropol.
Një rast i tillë ka ndodhur dje, ku tre persona në Vushtrri janë përleshur për shkak të një prone gjersa gjatë përleshjes është përdorur edhe armë zjarri.
“Si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit njëri nga personat është plagosur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor.
Në vendin e ngjarjes poashtu është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 9 fishekë, një gëzhojë dhe një kaçavidë.
Dy të dyshuarit e përfshirë në ngjarje janë arrestuar, vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.